Infinite Skater është një lojë mjaft e bukur e cila ka arritur një sukses të madh edhe në App Store. Për të promovuar këtë arritje, kompania krijuese ka vendosur ta publikojë falas për një periudhë kohe të limituar. Me këtë ofertë ju mund të kurseni 2.79€, i cili është dhe çmimi i saj në App Store.

Në këtë lojë duhet të ndihmoni personazhin e lojë të drejtojë skatebord-in e tij, pa fund, në një botë plot ngjyra dhe objekte të ndërtuara me formën e prizmave. Duhet të tregoheni të shkathët të kërceni, të ktheheni dhe mbi të gjitha të mbani ekuilibrin duke mënjanuar të gjitha pengesat. Çdo lëvizje e gabuar do t'ju kushtojë shumë. Pra, Infinite Skater është një lojë e cila do t'ju bëjë përvete dhe sigurisht një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.

Ku mund ta shkarkoj?

Loja mund të shkarkohet nga App Store pa asnjë kosto shtesë, nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment