Kompania Google ka prezantuar për zhvilluesit një program i cili pritet të jetë konkurenti i drejtëpërdrejtë i Apple Pay. Kujtojmë që ajo është teknologjia e pagesës pa patur nevojë të kemi para cash me vete, nëpërmjet iDevice. Programi quhet Hands Free edhe do të testohet nga një numër i përzgjedhur përdoruesish të cilët do të kryejnë blerje duke patur një kredi fillestare nga vetë Google.

Hands Free do të përdorë lidhjet me konsum të ulët të baterisë, si Bluetooth apo WiFi, për të kërkuar një pikë pagesë në afërsi. Në momentin që do të jeni gati për të paguar do të mjaftojë ti thoni punonjëses tek pika e pagesës që dëshironi të paguar me Google, dhe ajo do t'ju kërkojë identitetin tuaj e më pas do të konfirmojë pagesën vetëm nëse foto e profilit e parapërcaktuar në program ju identifikon.

Gjithashtu programi integron edhe funksionin e identifikimit nëpërmjet fotokamerës. Kjo do të thotë se punonjësi në pikën e pagesës mund të autorizojë pagesën edhe nëse ju bëni një foto me fotokamerën e SmartPhone dhe programi Hands Free konfirmon që imazhi i profilit është i njëjtë me atë të marrë nga fotokamera. Për arsye sigurie të gjitha imazhet e bëra për të identifikuar përdoruesin do të fshihen menjëherë.

Google premton se ky program do të jetë shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe mjaft i sigurtë për të zëvëndësuar mbajtjen e parave në kuletë. Në fillim ai do të prezantohet në Amerikë e më pas do të përhapet në të gjithë botë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment