Google Photos për iOS tani ju lejon te shfaqni edhe Live Photos, klipet e shkurtra të animuara që ju mund ti merrni nga një iPhone 6S. Duke qenë se shumë njerëz përdorin Google Photos për të parë fotot dhe videot e tyre, mungesa e suportit të Live Photos - të cilat zënë më shumë hapësirë se fotot normale - përbënte disi një faktor qe përdoruesit të largoheshin nga Google Photos.

Karakteristikat e reja përfshijnë lundrim të përmirësuar  të aplikacionit, mbështetje për iPad Pro dhe iPad Split Vew, dhe përdorim të reduktuar të kujtesës së fshehtë kur pajisja nuk ka shumë hapësirë. Përditësimi vjen disa ditë pas një riparimi mjaft të rëndësishëm të versionit në internet të Google Photos, i cili prezantoi mjete të reja redaktimi për fotot.

Google Photos për iOS është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment