Imazhet GIF të animuara janë kthyer në modë, sidomos në rrjetet sociale dhe WhatsApp. Për këtë arsye, sot kemi vendosur të prezantojmë një aplikacion të disponueshëm së fundmi në App Store, që na lejon të realizojmë imazhe GIF të animuara direkt nga iPhone: aplikacioni në fjalë është "Giffer Pro – Animated GIF Maker App".

Giffer Pro ofron disa mjete mjaft interesante për të gjithë ato që dëshirojnë të krijojnë imazhet e tyre GIF të personalizuara. Nuk është aplikacioni i vetëm i këtij lloji në App Store, por është ndër të paktat që shton funksione të reja çdo javë. Mbështet edhe Live Photos të Apple.

Giffer Pro është i disponueshëm në App Store me çmimin 3,99€. Kërkon iOS 9.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment