Bëni shpesh share në rrjetet sociale? Keni nevojë të ndani me shpejtësi një foto ose video me miqtë tuaj në Facebook, në Twitter ose thjeshtë me anë të një mesazhi? FastShare është një tweak që kryen një funksion të tillë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

FastShare funksionon shumë thjeshtë: mjafton të zgjedhni një gjest në Activator për të hapur programin dhe më pas mund të zgjedhni njërin nga opsionet që ofron për të bërë share me shpejtësi. Natyrisht mund të zgjedhni gjestin që preferoni por që të mos interferojë me funksionet e iOS ose tweak të tjerë që keni instaluar nga Cydia.

Nëse jeni të interesuar, FastShare mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.49$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment