Face4You është një aplikacion i veçantë që na lejon të krijojmë emoticon të personalizuara më fytyrën tonë. Aplikacioni ofron një paketë falas me 30 emocione të ndryshme ku mund të zgjedhim ato që dëshirojmë dhe t'i ndajmë me kontaktet tona që kemi në iPhone.

Aplikacioni kërkon pak kohë për t'u konfiguruar: një herë që e kemi instaluar, nëpërmjet intruksioneve që ofron guida vizuale, mund të krijojmë tre emoticon duke zgjedhur njërin nga formatet në dispozicion. Të tjerat mund t'i realizojmë më vonë, në një moment të dytë.

Duke aktivizuar tastierën Face4You, çdo përdorues do të ketë qasje direkte me çdo emoticon dhe mund të dërgojë nëpërmjet WhatsApp, Facebook Messanger, WeChat, Telegram ose Apple Watch. Falë funksionit Sticker, mund të shtojmë edhe një emocion tek fotografitë tona dhe ta modifikojmë sipas dëshirës.

Face4You është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment