iPhone SE, modeli i ri që do të prezantohet më 21 Mars, nuk do të jetë një ri-projektim radikal, sipas raportimeve. Ka dy skenarë për projektimin fizik.  I pari, do të duket si një version i vogël i iPhone 6, me buzët e tij të buta, të rrumbullakosura. I dyti, skenari që ka më shumë të ngjarë të jetë real, në pjesën e jashtme do të ketë buzë më të rrumbullakosura se iPhone 5s, por do të jetë i ngjashëm me 5s. Kjo sepse ai pritet të jetë një zëvendësues direkt për  5s-ën aktual, i cili thuhet se nuk do të shitet më kur të lëshohet SE.

Një nga aspektet më interesante të iPhone SE është ri-theksimi nga Apple i telefonit 4-inç. Ndërkohë që konsumatorët dynden te telefonat e mëdhenj 5.5-inç si iPhone 6s Plus dhe Galaxy S7 Edge, Apple po teston terrenin për të parë nëse ka ende interes konsumatori për telefonat e vegjël dhe të lirë.

Brendësia e SE është ajo që duhet të jetë më interesante. Përmirësimi i brendësisë mund të përfshijë një procesor të ri Apple, një chip NFC (Near Field Communication) i nevojshëm për Apple Pay, dhe një kamerë të re. Edhe pse specifikimet ekzakte nuk janë të qarta, kamera e pasme pritet të ketë një përmirësim, siç mund të jetë një ndijor i përmirësuar për të marrë foto më të mira. Dhe një procesor më i shpejtë mund të rrisë shumë performancën dhe kapacitetin e telefonit.

Çmimi:
iPhone 5s fillon me çmimin 450 dollarë për versionin 16GB dhe 500 dollarë për 32Gb. SE mund të mbajë të njëjtat çmime, por duke anashkaluar 32GB dhe duke kaluar direkt në versionin 64GB duke mbajtur të njëjtin çmim. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment