Pas disa muajsh pritje, më në fund filmi Batman v. Superman: Dawn Of Justice ka debutuar në sallat e kinemasë. Me këtë rast, Warner Bros ka publikuar në App Store lojën zyrtare Batman v. Superman të dedikuar filmit. Zgjedhni heroin tuaj, Batman ose Superman, vraponi kundër kohës, kaloni pengesat, koleksiononi power-up dhe dyluftoni kundër kundërshtarit tuaj.

Karakteristikat e lojës:
  • Zgjedhni heroin tuaj, luani në rolin e Batman ose Superman.
  • Eksploroni Gotham dhe Metropolis.
  • Ngisni Batmobile ose fluturoni si Superman.
  • Koleksiononi power-up dhe upgrade për të rritur fuqitë e heroit tuaj.


Batman v. Superman është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad ose iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment