Basketball Stars është një lojë multiplayer e dedikuar basketbollit, e realizuar enkas për të funksionuar siç duhet në pajisjet iOS. Dribloni, gjuani, shënoni dhe mundohuni t'i fitoni të gjitha sfidat. Argëtohuni me miqtë tuaj duke i sfiduar ato në duel. Basketball Stars ju jep mundësinë të luani ndeshje 1 VS 1, të shfaqni aftësitë tuaja, të bëni finte dhe gjuajtje fantastike.

Në mbrojtje nuk duhet të lini asnjë hapësirë. Vidhini topin kundërshtarit, bllokoni gjuajtjet e tij dhe mos e lini të bëj kosh! Grafika e lojës është e realizuar shumë mirë dhe është në 3D. Ndeshjet 1 kundër 1 ju lejojnë të vini në praktikë njohuritë tuaja, reflekset dhe aftësitë, sulmin, mbrojtjen ose mund të provoni edhe sfidat e gjuajtjeve të lira.

Basketball Stars është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment