Këto javë ju kemi sjellë lajme jo zyrëtare të cilat flasin për produktet që mund të prezantohen në eventin e këtij fund muaji dhe më në fund Apple zyrëtarizon datën e tij, e cila do të jetë 21 Marsi. Gjithashtu konfirmohet edhe transmetimi i eventit në live streaming nëse keni një Mac.

Siç ndodh gjithmonë para çdo eventi, Apple e simbolizon atë me një grafikë të veçantë. Edhe kësaj here dizajner-at kanë sjellë me të vërtetë një imazh simbol mjaft të bukur, të cilin e shikoni në krye të këtij artikulli. Në të paraqiten mjaft bukur format e pjesës së sipërme të logos Apple ku nuk mungon gjithashtu edhe slogani.

"Let us loop you in"  është pikërisht motoja e këtij eventit por nuk është e qartë se çfarë simbolizon, nëse do ta lidhim atë me produktet që priten të prezantohen. Kujtojmë që nga thashethemet prite që të prezantohet versionet e reja të Apple Watch ku ngjyrat e imazhit prezantues mund të na tregojnë se cilat do të jenë, si edhe një iPhone ekonomik.

Gjithsesi të gjitha këto supozime do të qartësohen me datë 21 Mars dhe ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm ku do të sjellim çdo lajm në lidhje me këtë event. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment