Apple ka prezantuar në eventin e djeshëm versionin 9.2 të tvOS për Apple TV. Në këtë version do të gjithë disa funksione të reja por edhe përmirësime përsa i përket performancës. Kompania premton se më në fund ka arritur të integrojë në këtë version edhe funksione mjaft të dobishme të cilat kanë munguar në versionet e kaluara dhe të cilat janë kërkuar me shumë insistim nga përdoruesit.

Funksione të reja
  • Integrimi i tastierës wireless me Apple TV
  • Diktimi nëpërmjet vokalit
  • Suport i Siri për të kërkuar në App Store 
  • Mundësia për të krijuar Folder edhe në menu-në Home
  • Ndryshimi total i menaxhimit të programeve që ekzekutohen në Background
  • Suport i Live Photo dhe iCloud Photo
  • Suporti i Map Kit për zhvilluesit e programeve
Funksione të përmirësuara
  • Përmirësime të funksionimit të Siri në lidhjen me rrjetin e Internetit
  • Shtimi i disa gjuhëve të reja në Siri
  • Përmirësimi rrezes së komunikimit të telekomandës me aparatin

Si të bëjmë përditësimin?

Për të përditësuar versionin e tvOS në aparatin tuaj do t'ju duhet të lidheni me rrjetin Wi-Fi, më pas të shkoni tek: 
  • Settings -> System -> Software Update -> Check for updates
Pasi të konfirmoni përditësimin, i gjithë proçesi do të mbarojë në mënyrë automatike dhe më pas do të keni të gjitha funksione e sipërpërmëndura, në Apple TV. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment