Apple i jep lamtumirën serisë iPad Air dhe prezanton zyrtarisht modelin e ri iPad Pro me ekran 9.7 inç me hardware të rinovuar. Dizajni është i njëjtë me iPad Pro, me përjashtim të ekranit që tani do të jetë më i vogël. Proçesor do të jetë A9X dhe do të mbështesë edhe Apple Pencil e Smart Connector.  Fotokamera kryesore do të jetë 12 megapixel me video 4k, ndërsa ajo frontale 5 megapixel.

Sëbashku me modelin e ri iPad Pro, Apple ka prezantuar edhe një Smart Keyboard më të vogël që përshtatet me përmasat e tabletit të ri. Apple Pencil që janë në treg do të punojnë edhe për modelin e ri. Në nivel software do të kemi të gjitha funksionet e iOS 9, nga ndarja e ekranit e deri tek përshtatja për stilon.

iPad-i i ri integron edhe një funksion të veçantë për ekranin, me display True Tone që automatikisht modifikon tonalitetin e ngjyrave në bazë të ndriçimit të dhomës. Ekrani i menaxhon më mirë reflekset e dritës, me 40% më pak në krahasim me iPad Air, dhe është 25% më i ndriçueshëm. Do të jetë i disponueshëm edhe funksioni Night Shift i iOS 9.3

iPad Pro 9.7" do të jetë i disponueshëm edhe në versionin 256GB. Çmimet do të jenë: 689$ për modelin 32GB, 869$ për modelin 128GB, 1049$ për modelin 256GB (për modelin Cellular duhet të shtojmë nga 50$ më shumë për çdo version). Kjo pajisje do të dalë në treg më 24 Mars. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment