Sipas zërave më të fundit, inxhinierët e Apple po punojnë për të sjellë një karikues bateri të iDevice, pa lidhje fizike por edhe me një rreze të madhe mbulimi. Në fakt kompanitë si Samsung apo Microsoft kanë një teknologji të tillë me kohë por ekspertët mendojnë se teknologjia për të cilën Apple po punon do të jetë shumë më e përdorshme se teknologjitë ekzistuese.

Teknologjitë aktuale të karikimit të baterisë pa lidhje fizike si Qi (Energji Natyrore nga gjuha Kineze) apo PMA (Power Mat), gjënden aktualisht në treg por kanë një të metë të madhe, pasi nuk lejojnë përdorimin e aparatit nëse ai po karikohet, plus mbulojnë një rreze shumë të vogël. Për këtë arsye Apple po bashkëpunon me një kompani Indiane për të krijuar një produkt më të vogël por që funksionon si një rrjet Wi-Fi.

Produkti që pritet të vij në treg nga Apple do të funksionojë si një pikë karikimi të baterisë së iDevice në një rreze të caktuar. Aparati mund të vendoset në një zyrë apo shtëpi e cila mund të aksesohet nga të gjithë.  Sigurish që ky produkt është akoma në fazë zhvillimi por pritet që ai të jetë një risi në këtë sektor. Në artikujt e mëtejshëm me siguri do t'ju sjellim lajme të reja në lidhje me këtë temë kështu që ju ftojmë të na ndiqni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment