Me iPhone mund të bëjmë foto panoramike duke shfrytëzuar një funksion të sistemit iOS. Një patentë e re mund ta bëjë akoma më të thjeshtë këtë veprim. Apple ka patentuar një sistem që lejon shkrepjen e fotove panoramike me një shkrepje të vetme, falë të ashtuquajturës "super resolution mode".

Duke shfrytëzuar stabilizatorin optik të imazhit, iPhone është në gjëndje të fokusojë një pamje më të gjër dhe të shkrepë automatikisht më shumë foto me një prekje, duke i bashkuar më pas për të formuar një imazh të vetëm panoramik. Përdoruesi nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të drejtojë pajisjen nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas për të bërë foton. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment