Sipas ekspertëve, Apple po mendon të ndryshojë titullin "OS X" në "macOS" për të qënë në linjë me produktet e tjera si iOS apo watchOS. Ky lajm vjen nga një zhvillues programesh për Mac OS X i cili ka zbuluar në një nga libraritë, në titullin e një file-i, pikërisht fjalën "macOS".

Gjitashtu lajmi konfirmohet edhe pas publikimin të përditësimit të OS X El Capitan 10.11.4, i cili përmban gjithashtu titullin në fjalë. Këto 2 fakte kanë bindur ekspertët se gjatë eventit që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti, Apple do të ndryshojë titullin e sistemit operativ që solli evolucion në botën e informatikës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment