Pas lëshimit të iOS 9.3, disa përdorues nuk kanë arritur ta instalojnë atë në pajisjet e tyre iPhone dhe iPad për shkak se bllokohej në fazën e aktivizimit. Sot, Apple ka lëshuar një version të ri të iOS 9.3 që e zgjidh këtë problem që kanë patur modelet më të vjetra të iPhone dhe iPad.

Përdoruesit që me versionin e vjetër nuk kanë arritur të zhbllokojnë pajisjen e tyre, duhet të bëjnë një restore duke e vendosur atë në DFU Mode, ndërsa të tjetër mund ta instalojnë këtë version nëpërmjet iTunes ose direkt nga pajisja e tyre me anë të funksionit OTA. Kush nuk ka patur probleme në fazën e aktivizimit nuk duhet të bëjë asnjë lloj veprimi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment