Ashtu siç e kishte premtuar, Apple ka lëshuar në një kohë shumë të shkurtër iOS 9.3.1, një përditësim që do të korrigjojë problemin që shumë aplikacione nuk përgjigjeshin pasi seleksiononim një link në Safari ose në aplikacione të tjera. Praktikisht Apple ka korrigjuar një bug që kishte prekur disa përdorues pas instalimit të iOS 9.3.

Për të shkarkuar iOS 9.3.1 mjafton të hapni aplikacionin Settings në pajisjen tuaj iOS dhe të shkoni tek General > Update Software. Pas pak do të shfaqet iOS 9.3.1 dhe mund të nisni shkarkimin dhe instalimin e tij. Mund ta shkarkoni edhe nëpërmjet iTunes. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment