Gjatë mbrëmjes së djeshme, Apple ka lëshuar versionin e shtatë beta të iOS 9.3 si për zhvilluesit ashtu edhe për testuesit publik. Ky version vjen ekzaktësisht një javë pas versionit beta gjashtë dhe rreth 3 muaj pas lëshimit të iOS 9.2.

Sistemi i fundit operativ ka hyrë në fazën beta me 11 janar, duke sjellë disa funksione të reja mjaft interesante, si për shembull Night Shift për të modifikuar tonin e dritës së ekranit. Si gjithmonë. versioni i fundit beta është i disponueshëm për shkarkim nëpërmjet funksionit OTA ose nga Apple Dev Center. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment