Apple ka pak minuta që ka lëshuar iOS 9.3 beta 5 për zhvilluesit dhe përdoruesit e regjistruar në Apple Seed. Sëbashku me përditësimin e ri për iPhone, iPad dhe iPod Touch është lëshuar edhe një version i ri beta për watchOS 2.2 dhe tvOS 9.2. Po testojmë versionin e ri beta të iOS dhe nëse zbulojmë ndonjë risi të rëndësishme do të publikojmë menjëherë një artikull.

Por një të re mund ta konfirmojmë që tani: siç ishte parashikuar, Apple ka risjellur mundësinë për të përdorur Apple Pencil për të naviguar në faqet e iPad Pro, një funksion që nuk ishte më i disponueshëm në iOS 9.3 megjithëse kishte qenë i pranishëm në versionin iOS 9.2.1 dhe ato më të vjetra. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment