Sipas DigiTimes,  Apple do të sjellë gjatë vitit 2017-2018,  iDevice me dimensione ekrani më të mëdha se 5.5-inch. Pritet që ekranet me dimensione 5.8-inch të jenë të instaluara në iDevice-et e ardhshme të Apple por ajo që bie në sy është ndryshimi i teknologjisë i cili do të jetë OLED.

Aktualisht teknologjia në fjalë disponohet nga Samsung edhe do të jetë pikërisht kjo kompani që do të furnizojë Apple. Pritet që Apple të investojë rreth 7 miliard $ për të prodhuar këto ekrane edhe ky do të jetë pikërisht momenti i kalimit nga LCD në OLED.

Ndërkohë që do të duhet të paktën edhe 1 vit për të parë në treg iDevice me teknologjinë OLED, në fund të muajit Mars pritet që Apple të sjellë në treg një iDevice me dimensione ekrani 4-inch i cili mund të quhet iPhone SE. Ky produkt quhet dhe si versioni ekonomik i iPhone. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment