Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Toca Kitchen 2.

Në këtë lojë mund të argëtohen fëmijët e vegjël falë funksioneve të shumta. Mund të përdorim recetat dhe t'i prezantojmë miqve diçka të veçantë, duke përdorur fantazinë. Në fund mund të ftojmë mysafirët t'i provojnë ato dhe të zbulojmë gustot e tyre. 

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Toca Kitchen 2 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment