Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Motorsport Manager.

Merrni pjesë në kampionatin e Formula 1 dhe ngjituni lart në rënditje. Pajisini makinat tuaja me teknologjinë më të mirë në treg, stërvisni pilotët dhe kaloni me sukses xhirot kualifikuese, përgatitni skuadrën tuaj për t'u përballur me çdo të papritur dhe thurni strategjitë më të mira në garë. Fitoni sfidat me Motorsport Manager në çdo pistë.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Motorsport Manager do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment