Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- 5coins: Spend Everyday, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
5coins është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të ruani statistika në lidhje me shpenzimet që keni gjatë një muaj. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sot keni mundësinë ta shkarkoni falas.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


- OneSafe: Premium Password Maneger, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
OneSafe është një program i dobishëm i cili ju lejon të menxhoni të gjithë fjalëkalimet me funksione të ndryshme si përshëmbull vetë shkatërrimi pas një kohe të përcaktuar. Gjithashtu ai do të ndryshojë edhe sfondin grafik të ndërfaqeve të iOS, në momentin kur kërkohet fjalëkalimi. 


Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


Photo Reminders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Photo Reminders është një program i cili do të krijojë evente që ju do të bëni në të ardhmen. Veçantëria e këtij programi është mundësia për të shtuar foto për çdo event që do të krijoni. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment