Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Laminar Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Laminar është program mjaft profesional për përpunimin e fotografive. Sipas ekspertëve ky program është nga më të mirët në App Store dhe një nga më kompleksët në shfrytëzimin e hardware-it të një iDevice. Do të gjeni funksione si MagicWand, Gradient ose Text, funksione mjaft përdorura nga përpunuesit e fotografive. Ja vlen ta keni këtë program.


The Wonder Cat, nga 1.79€, falas. /iPhone
The Wonder Cat është një lojë me aventurë që i dedikohet fëmijëve. Gjatë lojës duhet të ndihmoni macen e humbur të gjej familjen e saj. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë sepse gjatë rrugës do t'ju shfaqen shumë pengesa.


Easy Calendar, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Easy Calendar është program i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad funksionin e kalendarit. Pra mund mund të krijojmë dhe ruajmë evente në për çdo ditë kalendarit në mënyrë mjaft të thjeshtë. Më pas programi do të na lajmërojë kur një event në kalendar do të ndodhë së shpejti. Ja vlen ta keni këtë program.


One Touch Dial, nga 1.79€, falas. /iPhone
One Touch Dial është një program mjaft i thjeshtë dhe i dobishëm për iPhone-in tuaj. Ai do të na lejojë të telefonojmë kontaktet tona të preferuara vetëm me një prekje në ekran. Pra do ta bëjë thirrjen e një kontakti në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment