Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- StarDroid, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
StarDroid është një lojë mjaft e bukur e cila ambjentohet në hapësirë, ku detyra juaj është të ndihmoni një rrobot të ruaj trafikun nga anijet kozmike të cilat ecin në mënyrë të pa kontrolluar duke rënduar kështu trafikun hapsinorë.


Iron Sea Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do t'ju duhet të mbroni vëndin tuaj duke luftuar kundra flotave detare që do t'ju sulmojnë nga deti. Gjatë lojës mund të përmirësoni armët kundra anijeve luftare në mënyrë të tillë që të dëmtoni sa më shumë armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


- Lock Notes Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lock Notes Pro është një program mjaft i dobishëm për tu siguruar që shënimet tuaja të jenë të sigurta. Për çdo shënim që ruani në programin Notes të iOS ju mund të vendosni që ta aksesioni atë duke shtuar një fjalëkalim ose nëpërmjet sensorit Touch ID.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment