Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Trace Route, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trace Route është program i cili na lejon të monitorojmë rrugën virtuale që ndjek një paketë interneti për tek host-i final.  Rruga përshkruhet me grafikë dhe  animime intuitive. Për të interesuarit në lidhje me këtë program mund t'ju themi që rruga llogaritet me një algoritëm asincron të shpejtë që anash kalon problemet e një nyjeje në rrjet, për të arritur tek host-i final.


Skew, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Skew është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë dimensionet e çdo imazhi në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Nëpërmjet tij ju mund të zvogëloni ose zmadhoni çdo kënd të fotos duke i dhënë asaj një prekje profesionale. Më pas mund ta ndani atë me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Mouse Wireless, nga 1.79€, falas. /iPhone
Mouse Wireless është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të transformojmë iPhone në një Mouse nëpërmjet të cilit mund të kontrollojmë një PC në distancë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment