Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Luminance, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Luminance është një program mjaft profesional për përpunimin e fotografive. Nëpërmjet tij ju mundë modifikoni fotot tuaja duke i aplikuar atyre efekte grafike të ndryshme. Për më tepër ju mund të kopjoni të gjitha efektet që i keni aplikuar një fotografie, fotove të tjera. Për ju që jeni të apasionuar pas fotografisë, ja vlen ta provoni këtë program.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


SatFinder Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SatFinder Pro është një tjetër program mjaft interesant i cili na ndihmon të gjejmë frekuencat e transmetimit satelitor duke na sinjalizuar në horizont pozicionin në të cilin duhet të drejtojmë satelitin për të marrë kanalet televizive të cilat transmetojnë në atë frekuencë.


Wikilinks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wikilinks është motorr kërkimi virtual i cili mund të bëhet programi kryesor i kërkimit të çfarëdo lloj informacioni në rrjetin Internet. Programi do të kërkojë fjalët kyçe që ju dëshironi të kërkoni dhe do të shfaqë në ekran rrezultatet duke i kërkuar ato nga rrjeti. Ja vlen ta keni këtë program.




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment