Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Sea of Giants: Explore and find castways, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Giants është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të eksploroni detin e gjigandëve. Duhet të zbuloni gjithashtu të gjitha sekretet për të shpëtuar personin tuaj të dashur nga e cila është marrë peng.

Getodo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Getodo është një program i cili na jep mundesinë të kemi në iPhone ose iPad një program që na lejon të mbajmë shënime për gjërat që duhet të bëjmë gjatë ditës dhe jo vetëm. Në mënyrë shumë të thjeshtë ju mund të shënoni evente ose mendime që nuk doni ti harroni. Ja vlen ta keni këtë program.


Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


HDR Photo Camera, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Me këtë program mund të përpunojmë fotografitë tona dhe të krijojmë gjithashtu, duke përdorur efektin HDR(High Dynamic Range). Ky efekt do ti japë fotografive tona një kualitet mjaft të lartë dhe profesional. Po si funksionon HDR? HDR fotografon 3 fotografi në fraksionin  e sekondës me intensitet ngjyrash të ndryshme, dhe duke kombinuar këto 3 foto na krijon një foto finale që ka një kualitet mjaft të lartë. Përveç kësaj, programi ofron dhe disa funksione të tjera që shfrytëzojnë fotokamerën e iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment