Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Belts, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Belts është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të lëvizni sferën në një labirinth me 3 dimensione por kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ta çuar atë në destinacion. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- PhoneBook Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
PhoneBook Pro është një program i dobishëm për të menaxhuar kontaktet në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ai ju lejon të organizoni kontaktet me kategori në mënyrë të tillë që ti gjeni ato sa më kollaj. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.

- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar.

AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Anchor Pointer, nga 1.79€, falas. /iPhone
Anchor Pointer është një program që do t'ju japë mundësinë të shënoni pika Gps në hartë edhe më pas të ktheheni aty duke përdorur pikërisht këtë sensor. Një ndër përdorimet më të famshme të këtij programi është ruajta e pozicionit të parkimit të makinës tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment