Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

AirAV, nga 5,49€, Falas /iPhone, iPad
AirAV është një lexues UPnP/DLNA që bën të mundur shfaqjen në streaming të videove, muzikës dhe imazheve nga serverat e UPnP/DLNA direkt në iPhone, iPod touch ose iPad. Suporton pjesën më të madhe të formateve video ( WMV, AVI, MKV, RMVB, RM, XVID, MP4, 3GP, MPG…) dhe audio ( MP3, WMA, RM, ACC, OGG, APE, FLAC,FLV… ), por edhe formatet e titrave ( smi, srt, ass, ssa, sub txt subtitle ).


Smart Pdf Scanner: Scan Documents, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Smart Pdf Scanner është një program profersional për skanimin e dokumentave edhe konvertimin e tyre në formatin PDF. Pasi ti keni skanuar ato mund ti dërgoni nëpërmjet email tek personat që dëshironi. Ja vlen ta keni këtë program.


Gangster Granny 3, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment