Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë. 


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.
Amount, nga 0.89€, falas. /iPhone
Amount është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone një program i cili konverton njësitë matëse. Ai është mjaft intuitiv, i thjeshtë dhe i bukur për tu përdorur përveç njësive matëse të ndryshme që ai konverton. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


- Gloomlogue, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gloomlogue është një program nëpërmjet të cilit ju mund të modifikoni fotot duke i aplikuar atyre efekte grafike mjaft profesionale dhe në mënyrë mjaft të shpjetë. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment