Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Mooniz Pro, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave kuic "thyej fillimin". Disa krijesa nga hëna kanë zbritur në tokë për ta pushtuar. Ju jeni e vetmja shpresë për tokën dhe duhet të vrisni këto krijesa duke rreshtuar horizontalisht ose vertikalisht, disa të të njëjtit lloj. Loja ofron një argëtim të pakrahasuar dhe është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën.


Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.

Overview Calendar, nga 1.79€, falas. /iPhone
Overview Calendar është një program mjaft inovativ i cili do të sjellë në iPhone një kalendar virtual në të cilin ju mund të kryeni të gjitha funksionet që mund të ketë një kalendar, por ajo që e bën ndryshe nga programet e tjera është mënyra se si i shfaq të dhënat. Ja vlen ta provoni këtë program.


Runtastic Squats Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program i dedikohet personave që e duan trupin e tyre dhe duan një personal trainer pa shkuar në palestër. Programi do t'ju ofrojë një listë me disa mësime të cilat do t'ju ndihmojnë të forconi muskujt e këmbëve. Në qoftë se do ti rrespektoni mësimet, do të shikoni ndryshime në gjëndjen tuaj fizikore. Pra në qoftë se doni një shtysë për të mbajtur në formë trupin tuaj, mund të shkarkoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment