Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

ACDSee Pro, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një fotokamera inovative për të bërë foto më të mira. Efekte profesionale për të bërë foto dhe video. Komanda manuale për modifikimin e ngjyrave, dritës, flash zoom, etj...


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


- Crazy Hedgy: Beat'em Up, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crazy Hedgy është një lojë me shumë aventurë ku ju duhet të eksploroni botën e një iriqi hero.  Gjatë udhëtimit do të keni mundësi të zbuloni dhe përmirësoni aftësitë luftarake por duhet të ruheni nga krijesat që duan të ndalojnë udhëtimin tuaj. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Critter Escape, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Critter Escape është një lojë mjaft e bukur me temë aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të arratiset nga baza laboratorike ku mbahet peng. Për të kaluar nga një mision tek një tjetër duhet të zgjidhni rrugën e duhur edhe të kaloni të shmangni personat që duan t'ju ndalojnë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment