Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


MyBrushes Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.


Pocket Earth Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Pocket Eearth është një program i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime në hartë edhe ku nuk kemi mundësi të lidhemi me rrjetin e internetin. Programi është mjaft i dobishëm edhe nëse udhëtojmë pasi funksionon offline. Ja vlen ta merrni këtë program.


XnRetro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
XnRetro është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë fotografitë tona duke i shtuar disa efekte grafike të thjeshta por që do ti japin një hije tjetër fotove. Programi do t'ju lejojë ti ndani më pas këto foto direkt në rrjetet sociale. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- Super Lumberjack, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Lumberjack është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mbijetojë duke prerë të gjitha pemët që do të gjej gjatë rrugës. Duhet të tregoheni të shpejtë për të mbaruar misionin në kohë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment