Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Super Lemonade Factory, nga 2.79€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju do të ndihmoni dy personazhet e lojë të vizojnë fabrikën e limonatave të trashëguar nga prindërit. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë aq e lehtë pasi të gjithë punonjësit do të tentojnë t'ju ndalojnë.


- DailyArt Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
DailyArt Pro është një program nëpërmjet të cilit mund të merrni informacione ditore në lidhje me eventet më të mëdha të artit që janë zhvilluar po do të zhvillohen. Gjithashtu do të keni mundësi të kërkoni informacione në lidhje çdo artist apo veprat e tij.


Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


WiFi Map Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone
WiFi Map Pro është një program i cili na jem mundësinë të kemi në hartë të gjitha pika ku mund aksesojmë akounte WiFi falas. Këto informacione vendosen nga vetë personat të cilët udhëtojnë në vënde turistike. Kujtojmë që programi funksionon edhe offline.



Fresh Reversi, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fresh Reversi është një lojë mjaft e bukur me temë kuic e cila do të stërvisë mjaft mirë llogjikën e mëndjes tuaj. Me kalimin e niveleve çdo gjë do të vështirësohet kështu që ju do të jeni gjithmonë aktiv për të gjetur zgjidhjet e kuiceve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment