Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Flick Kick Rugby, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Flick Kick Rugby është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shënoni në stadiumet më të mëdha të botës, në lojën rugby. Për të kaluar nga një nivel në një tjetër duhet të shënoni pikët minimale, por për të qënë kampion duhet ti shënoni të gjitha ato.


Flick Kick Football, nga 0.89€, falas. /iPhoneAlbania
Në Flick Kick Football, do të argëtohemi duke gjuajtur topin në portë, mund të vendosim ti japim disa efekte të ndryshme, ose të bëjmë gjuajtje të sakta në cepet e portës. Nuk është para në llojin e saj, megjithatë falë grafikës së realizuar dhe një gameplay me të vërtetë mjaft të mirë, them se do ju bëjë menjëherë për vete. Loja ofron disa mënyra të ndryshme loje: Arcade, Stërvitje, Me kohë, etj...


- Zombies: Board Game, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Zombies Board Game është një lojë në të cilën duhet të arratiseni nga sulmet e vazhdueshme të njerëzve gjysëm të vdekur. Ata do të bëjnë të pamundurën  t'ju ndalojnë në vrapin tuaj për të shpëtuar qytetin. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment