Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

-  Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


- Motorsport Manager, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Motorsport Manager është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një menaxheri. Duhet të krijoni ekpin tuaj, makinat edhe të garoni për tu bërë kampioni numër 1 në këtë sport. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Muffin Knight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo është historia e një djali të vogël dhe udhëtimit të tij për të kthyer prapa muffin magjik të zanës së vjetër. Një mallkim i çuditshëm ka rënë mbi të, sa herë ai do të prekë një muffin, do të transformohet në një krijesë tjetër. Zana e vjetër i ka premtuar se do ta ritransformojë në njeri kur ai të ketë rekuperuar të gjithë muffin. Ndihmojeni atë të shpëtojë veten nga ky mallkim!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment