Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

HappyTruck, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.


- [Steps], nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steps është një lojë mjaft inovative edhe në të njëjtën kohë, e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të ecni në rrugët me blloqe duke lëvizur dy gishta mbi ekranin e iDevice duke mbledhur kartolina në çdo vënd që kaloni. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë.




Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.




- Furdemption, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Furdemption është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni një lepur mbretëror të largohet nga labirinthi në të cilin është i burgosur. Gjithashtu duhet të keni kujdes sepse gjatë rrugës do të duhet të shmangni shumë kurse vdjekje prurëse.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment