Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Slingshot Puzzle, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të kaloni sferën metalike në pikat e caktuara për të kaluar në një nivel tjetër. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë pengesa të cilat do ta bëjnë këtë lojë mjaft impenjative por tërheqëse.


- Primo Do, nga 0.89€, falas. /iPhone
Primo Do është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit do të krijoni evente të cilat do të ndodhin në ditët që vijnë. Gjithashtu do të keni mundësinë ti kategorizoni ato sipas disa kategorive të parapërcaktuara. 


- Sago Mini Monster, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sago Mini Moster është një program i cili i dedikohet fëmijëve. Ato mund të shprehin fantazinë duke krijuar krijea të frikshme por me plot ngjyra. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Red Onion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Red Onion është një program i cili do t'ju lejojë të aksesoni rrjetin e Internetit pa asnjë lloj filtri që mund të aplikohet nga rrjeti nga ku jeni lidhur por në mënyrë mjaft të sigurtë. Kjo do të thotë se nëse jeni në një rrjet të filtruar nga shkolla ose subjekt tjetër, programi do ti evitojë të gjitha bllokimet.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment