Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Physics X, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Physics X është një program edukativ i cili i dedikohet të gjithë studentëve që duhet të mësojnë lëndën e Fizikës. Nëpërmjet këtij programi ju do të keni në dispozicion zgjidhjen e shumë problemeve por edhe tutoriale në lidhje me tema të ndryshme të kësaj shkence.


Rotate Video 360°, nga 2.69€, falas /iPhone, iPad
Rotate Video 360° zgjidh problemin e orientimit të gabuar të videove që keni filmuar me iPhone ose iPad. Falë këtij aplikacioni ju mund të rrotulloni videot në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe t'i shpëtoni ato në pajisjen tuaj.


Color Companion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Color Companion është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi një program për kombinimin ngjyrave në mënyrë unike. Në qoftë se doni të krijoni një imazh me ngjyra Color Companion është programi i duhur për të kombinuar ngjyrat sipas fantazisë.


Clone Magic, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Clone Magic është një program për modifikimin e fotove. Nëpërmjet tij ju do të keni mundësi të duplikoni objektet që gjënden në imazh duke krijuar foto me të vërtetë fantastike. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Tesla Toy, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tesla Toy është një program zbavitës i cili bazohet mbi teorinë e Nikola Tesla në lidhje me elektricitetin. Duke prekur me gisht mbi ekran, programi do të krijojë figura të krijuar nga rryma elektrike. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment