Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- The Lost Ship, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Lost Ship është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të zgjidhni të gjitha enigmat e ishullit ku jeni burgosur nga piratët e detit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë ti zgjidhni dhe kjo do të kërkojë të gjithë përqëndrimin tuaj. Ja vlen ta provoni.


Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment