Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Private Camera Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Private Camera Pro është një program mjaft i dobishëm për të ruajtur aksesimin e personave të padëshiruar tek fotot dhe videot që keni në iDevice. Programi do ti kërkojë çdo kujtë që tenton ti shikojë ato, një fjalëkalim që e vendosni vetë ju.


Briefcase Pro, nga 4,79€, falas. /iPhone, iPad
Briefcase Pro është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë dokumentat që ruajmë në Google Drive ose DropBox, në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë. Programi lejon transerimin e çdo formati. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


LeechTunes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili na lejon të dëgjojmë muzikën që kemi në iPhone ose iPad, në mënyrë të thjeshtë dhe me një grafikë mjaft tërheqëse. Programi ofron edhe disa mënyra për të komanduar pjesën në ekzekutim, të cilat thjeshtëzojnë përdorimin.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment