Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Project Reno, nga 0.89€, falas. /iPhone
Project Reno është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone një menaxhues të projekteve tona cili do qoftë profesioni. Ai do të na krijojë hapat që duhet të ndjekim për të arritur tek objektivi, në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive.


- PipClock Nuclear Fallout Survival, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PipClock është një program i dobishëm i cili do t'ju ofrojë shumë funksione në të njëjtën kohë. Programi mund të përdoret për të vajtur në ekspedita për eksplorimin e natyrës ku funksionet e tij do të jenë të nevojshme.


- Rocket Racer R, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rocket Racer R është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni objektet fluturuese dhe të arrini fundin e garës pa u dëmtuar. Kini kujdes sepse kundërshtari do të bëjë të pamundurën për të ndaluar garën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment