Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Wake Up Pro Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wake Up Pro Alarm është një program mjaft i dobishëm dhe i thjeshtë për tu përdorur i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një zile zgjidhmi mjaft të veçantë dhe inteligjente në të njëjtën kohë. Sot mund ta shkarkoni falas dhe të zbuloni funksionet e këtij programi.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


ezColor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ezColor është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që pëlqeni të modifikoni fotot edhe ti publikoni ato në rrjetet sociale. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe do t'ju ofrojë mundësinë ti aplikoni imazheve shumë efekte grafike. 


Euclidea 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Euclidea 3 është një program mjaft i dobishëm në të cilin do të gjeni zgjidhje për shumë probleme gjeometrike. Çdo zgjidhje shpjegohet në mënyrë interaktive kështu që do të jetë mjaft e thjeshtë ta kuptoni atë. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment