Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- iMashup, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
iMashup është një program i cili na lejon të miksojmë pjesë muzikore të ndryshme duke na dhënë gjithashtu mundësinë të modifikojmë parametra të ndryshëm si përshëmbull goditjet për minutë. Nëse jeni të apasionuar pas muzikës atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Frame Artist Pro: Photo Collage Edit, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju do të keni mundësinë të modifikoni fotot tuaj në mënyrë mjaft profesionale dhe me shumë efekte grafike. Pasi ti modifikoni ato do të keni mundësinë ti hidhni ato direkt në rrjetet social si Facebook apo Twitter. Ja vlen ta keni këtë program.


MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


FairyFail, nga 1.79€, falas. /iPhone
FairyFail është një lojë në të cilën do të ndihmoni një ari të shpëtojë gjithë kafshët e pyllit nga ndikimi i disa forcave të errëta të cilat kanë pushtuar mëndiet e tyre. Ju duhet ti çlironi ato për të kthyer qetësinë në pyll.


Secure Filebox, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Secure Filebox është një program i cili na jep mundësinë të ruajmë në mënyrë të sigurtë dokumenta personale si përshëmbull fjalëkalime apo numra të kartave të kreditit. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj këtë program.


Word Mess, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Word Mess është një lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të gjeni të gjitha fjalët e kërkuara në fjalët e ndërthurura që gjeni në bord. Kjo do të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment