Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Monster Crush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Monster Crush është një lojë në të cilën ju duhet të shpëtoni qytetin tuaj nga krjesat aliene të cilat duan ta pushtojnë atë. Për ti mposhtur ato duhet të rrëzoni ndërtesat e larta pasi armët që njerëzimi disponon nuk bëjnë asnjë efekt mbi ato.


Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Wake Up Pro Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wake Up Pro Alarm është një program mjaft i dobishëm dhe i thjeshtë për tu përdorur i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një zile zgjidhmi mjaft të veçantë dhe inteligjente në të njëjtën kohë. Sot mund ta shkarkoni falas dhe të zbuloni funksionet e këtij programi.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Algebra Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Algebra Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që gjatë shkollës duhe të bëni lëndën e algjebrës. Programi do të llogarisë shumë ekuacione por edhe do t'ju ndihmojmë të mësoni më mirë edhe teorinë.


Krashlander, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Krashlander është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të bëni ski në vënde ekstreme nga e gjithë botës. Ju duhet të shkoni nga një mal në një tjetër për të eliminuar forcat aliene që kanë shkatërruar botën tuaj. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment