Loja Warhammer 40,000: Deathwatch – Tyrannic Invasion, për herë të parë, është e disponushme falas në App Store. Një lojë strategji e ambientuar në hapësirë, ku lufta përbëhet nga dy beteja midis Space Marines dhe armiqve, Tyranids. Do të luftohet në çdo vend, nga qytetet e shkatërruara nga lufta e deri brenda anijeve kozmike të Tyranid.


Duhet të jeni të kujdesshëm, të përqëndruar dhe gati për gjithçka për të kaluar pengesat, rreziqet dhe kërcënimet e armiqve tuaj. A do të arrini të mbroheni nga sulmet e jashtëtokësorëve? Misionet e kësaj loje janë 40, keni 38 Deathwatch Space Marines për të koleksionuar dhe më shumë se 150 armë për të shfrytëzuar.


Warhammer 40,000: Deathwatch – Tyrannic Invasion është i disponueshëm në ofertë falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment