Pas pothuajse një viti, Facebook ka prezantuar butonat e rinj "Reactions". Ka disa orë që disa përdorues në të gjithë botën mund të përdorin butonat e rinj të vënë në dispozicion nga Facebook, për të përfaqësuar një emocion të ri tek një lajm ose në çdo postim të publikuar nga miqtë. Kjo risi nuk është ende e pranishme tek të gjitha profilet, por brenda pak orësh ose ditësh do të vijë për të gjithë.


Butonat e rinj janë: "like", "love", "Hah", "Wow", "Sad" dhe "Angry" që shfrehin përkatësisht një "pëlqim", "dashuri", "buzëqeshje", "çudi", "trishtim" dhe "inatosje". Mungon butoni "nuk më pëlqen", pavarësisht se po bëhen vite që përdoruesit e kërkojnë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment