Ai që do të jetë me shumë mundësi modeli i ri iPhone me ekran 4 inç që Apple pritet të prezantojë më 22 Mars, shfaqet në një foto të re të publikuar nga faqja franceze Nowhere Else. Kjo foto shfaq pjesën frontale të iPhone SE dhe konfirmon mungesën e mbështetjes për 3D Touch.

Teknologjia 3D Touch e pranishme në iPhone 6s dhe 6s Plus shfrytëzon një palë sensorë të ndjeshëm ndaj prekjes të cilët janë të pozicionuar poshtë ekranit. Siç mund ta shikoni edhe nga imazhi i mësipërm, që krahason iPhone SE dhe iPhone 6s, pajisja më e vogël nuk i ka sensorët e 3D Touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment