Së fundmi është krijuar një aplikacion, i cili është në gjendje që të transformojë smartphone-t në një matës dhe paralajmërues të tërmeteve. Aplikacioni ka gjetur mbështetjen e shkencëtarëve në Kaliforni të cilët thonë se kjo të jep mundësinë për tu paralajmëruar disa sekonda para se tërmeti të ndihet.

I njohur me emrin “MyShake”, aplikacioni është krijuar për të parandaluar në maksimum viktimat. Ky aplikacion mund të shkarkohet pa pagesë dhe nëpërmjet opsioneve mund të vendoset një alarm i cili bie disa sekonda para se të ndihet tërmeti. Aktualisht është i disponueshëm vetëm për Android por së shpejti do të vijë edhe për iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment